Përmes një lidhje Skype me emisionin Star Sport ishte Mbrojtësi I Vllaznisë Geralb Smajli I cili tregoi më tepër sa I përket rinovimit të tij me Vllazninë por edhe për lajmin e disa ditëve më parë për interesimin e Shkëndijës për të. Smajli u shpreh se loja në ndeshjen ndaj Kukësit nuk ishte në nivelin e duhur. Sa I takon rinovimit me Vllazninë Smajli tha se ka patur bisedime por jo të avancuara ndaj do të presë sepse dëshirën e ka për të vijuar, ndërsa rreth aludimeve për një largim dhe interesimit nga skuadra të tjera mbrojtësi Smajli tregoi që ka patur biseda por që I takojnë menaxherit. Në fund Smajli u shpreh optimist duke thënë se do të dalin në Final Four.

Artikulli paraprakOKB: LUFTA KA SHKAKTUAR ZHVENDOSJEN MË MASIVE TË PALESTINEZËVE NGA GAZA QË PREJ VITIT 1948
Artikulli tjetërDRITAN SMAJLI NË STAR SPORT: VLLAZNINË NUK DUHET TA KAPË EUFORIA