Gjendet municionie luftarake në Digën e Rezervarit të Divjakës

Punimet për rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, kanë rezultuar edhe me gjetjen e një sasie municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë. Për këtë arsye, Bordi i Kullimit në Fier, ka urdhëruar ndërprerjen e pnimeve nga firma kontraktore, si dhe ka njoftar në mënyrë urgjente, Drejtorinë e Policisë Fier, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. “Nga informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë verejtur municione luftarake si,si granata dhe fishekë. Në rrugë telefonike kemi orientuar firmën zbatuese që të bëjëpezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës.Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerezëve të zonës përreth, kërkojmë ndihmën e specilisteve që janë në varesine e dikasterit tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thuhet në shkresën dërguar sot Drejtorsë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Artikulli paraprakKODHELI ME KOMANDANTIN E KFOR:TERRORIZMI ESHTE NJE RREZIK REAL
Artikulli tjetërTRUKIMET E “SKENDERBEUT”,GATI FLETETHIRRJET PER BODEN DHE TAKEN