Trupi i një gruaje shqiptare është gjetur në Trikala, të Greqisë.

Sipas medieve helene, 64-vjeçarja me inicialet S.M është gjetur e dekompozuar, në banesën e saj. E moshuara kishte rreth 20 ditë që kishte ndërruar jetë. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe gjendja e trupit të saj të dekompozuar. Ajo ishte nëna e një djali që ishte shpërngulur me studime në Itali dhe prej kohësh jetonte e vetme. Kanë qenë fqinjët e saj, që janë shqetësuar nga era e rëndë që po përhapej nga banesa e gruas dhe kanë lajmëruar autoritetet. Menjëherë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe përjashtohet pista e krimit.

Artikulli paraprakRESHJET NE SHKODER, JA GJENDJA PRANE XHAMISE SE PLUMBIT
Artikulli tjetër6 SHTETAS TË ARRESTUAR GJATË FUNDJAVËS