Gjendet trupi i 13 vjeçares së mbytur në lumin Buna disa ditë më parë. Kanë qenë forcat polumbare të policisë së Shkodrës të cilat pas 4 ditësh kërkime kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të 13 vjeçares.

E mitura me inicialet Z.L është mbytur para 4 ditësh në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit. 13 vjeçarja po lahej me familjarët dhe papritur ka humbur jetën në lum.  Vajzen 13 vjece e ka marr rrjedha teksa ndodhej brenda ne lume dhe personat aty jane munduar ta shpetojne por ka  qene e pamundur per shkak te rrjedhes se forte te lumit.

Viktima po lahej ne nje prej pjeseve me rrjedhe te rrezikshme te lumit Buna. Nderkohe, dyshohet se 13 vjeçarja nuk ka ditur qe te notoje mire duke u mbytur dhe duke humbur jeten.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET HAJDUTI I 7 VJEDHJEVE NË NJË MUAJ
Artikulli tjetërMBYLLJE MADHËSHTORE E “ZA FEST” NË KALANË “ROZAFA”