“Disiplina e gjeografisë dhe vendi i saj në planet mësimore të arsimit të mesëm” është tema e trajnimit që zhvilloi departamenti i gjeografisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Drejtuesja e këtij departamenti, Bresena Kopliku tregon mbi sfidat të cilat trajton gjeografia në ditën e sotme për Shqipërinë që nisin nga emigrimi masiv e deri tek zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.

Rektorja e universitetit të Shkodrës Rajmonda Këçira tha se ky trajnim që vjen në kuadër të ditës së Tokës do të shëberjë për të mbrojtur mjedisin.

Përmirësimi dhe pasurimi i kurrikulave të gjeografisë në shkolla është tejet i rëndësishëm u shpreh drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia.

Gjatë këtij trajnimi studentët e universitetit të Shkodrës mbajtën tema që lidhen nga Lugina e Valbonës, Bashkia e Lezhës, marrëdhëniet me Malin e Zi, rreziqet në rajonin e Veriut si dhe problemet por edhe vlerat gjeografike të Shkodrës.

Artikulli paraprakM. MADHE, VAKSINIM I RREGULLT PËR TË GJITHA GRUPMOSHAT
Artikulli tjetërVLLAZNIA SKUALIFIKOHET NGA KUPA