Vllaznia është eleminuar nga Egnatia në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Rrogozhinasit ia dolën të eleminojnë kuqeblutë pas shtesave. Pas ndeshjes së parë të fituar minimalisht nga Egnatia, në ndeshjen e kthimit, shkodranët ia dolën të triumfojnë me të njëjtin rezultat në kohën e rregullt, ku vendosi goli i shënuar nga Alivoda në pjesën e parë të takimit. Në 30-minutat e shtesës, skuadra e Tetovës ishte më e qartë, edhe pse luajtën me 10-futbollistë, pas kartonit të kuq të Albano Aleksit.

Në minutën e 103-të, Montenegro barazoi shifrat me kokë, duke bërë që të pllakosë heshtja në stadium. Këtë barazim, Egnatia e mbrojti deri në fund për të siguruar kualifikimin në finale dhe për të skualifikuar Vllazninë nga Kupa. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani deklaroi se skuadra e pësoi golin nga një gabim individual, ndërsa shtoi se tashmë fokusi duhet të jetë te kampionati.

Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, deklaroi se është një kualifikim i çmuar.

Tashmë, ndeshja e rradhës në kampionat për Vllazninë do të jetë po ndaj Egnatias, por kësaj herë në transfertën e Rrogozhinës.

Artikulli paraprakGJEOGRAFIA NË KURRIKULAT E SHKOLLAVE TË MESME
Artikulli tjetërLEXIMI TEK PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE