Kalaja e Shkodrës vazhdon të mbetet një nga monumentet kulturore më të vizituara në qarkun e Veriut. Edhe pse jemi në muajin tetor, numri I turistëvë të huaj që zgjedhin të vizitojnë këtë monument mbetet I lartë. Kryesisht janë ato gjermanë të cilët kanë preferuar të udhëtojnë në vjeshtë kur temperaturat kur edhe temperaturat janë më të favorshme. E tillë është edhe Ilse, një turiste gjermane e cila ka vizituar për herë të parë kalanë Rozafa.

sapo kemi mberritur ne shqiperi, vizita e meparshme ishte ne malin e zi. vizita jone e pare zgjodhem që të ishte kalaj e shkodres. me pelqeu qe tani. e kemi nje ciceron qe flet shume mire gjermanishten dhe qe eshte shume i pergatitur. ai na tregoi shume per historine e kesaj kalaje. mendoj se i gjithe grupi eshte i kenaqur nga kjo vizite.

Për turisten gjermane, shqiptarët janë njerëz më të mirë sesa raportohet në mediat gjermane.

une vij nga gjermania veriore dhe mund te them se shqiptaret nuk zoterojne nje reputacion te mire atje, te pakten aq sa duhet te kishin. por une do t’i flas miqve te mi per viziten time ketu, njerzit qe takova keshtu qe te gjithe do ti njohin me mire shqiptaret.

Po ashtu nuk mungojnë as turistë të tjerë të cilët ngjiten deri në kala për të shijuar atë pamje që ofrohet nga lart.

une vij per here te pare ne shqiperi. une i dua malet dhe vizita ketu ngjan si nje ngjitje ne mal me pamje mahnitese.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit, kalanë Rozafa është vizituar nga më shumë se 19 mijë turistë, një shifër kjo që tregon interesin e lartë të të huajve për të njohur nga afër një copëz të historisë së vendit tonë. Rol të rëndësishëm në promovimin e kalasë Rozafa zë edhe përfshirja e këtij monumenti në shumë prej guidave turistike europiane.

Artikulli paraprak“SHQIPTARËT TË PARËT NË BOTË PËR AZIL”
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS, HIQET MESATARJA PËR ARTET