Traineri Ernest Gjoka pasditen e së dielës ka zhvilluar një bashkëbisedim me të gjithë tifozët e skuadrës së Vllaznisë. Gjoka nuk ka nguruar tu përgjigjet të gjitha pyetjeve të bëra në faqen zyrtare të Vllaznisë. Disa nga pyetjet që spikatën ishin pyetja nëse Vllaznia duhet të marrë portier me emër, sepse ka një portier pa eksperiencë në portë dhe ka pësuar shpesh gola të evitueshëm, Gjoka sqaroi: “Kemi Selimajn dhe Sherrin. Për këtë të fundit po investojmë shumë, sepse është një i ri shkodran që duam ta fitojmë për të ardhmen.

Duhet vetëm pak durim dhe Vllaznia do të fitojë një portier të mirë”. Sa i përket deklartave të ndryshme se merkato akoma nuk është mbyllur zyrtarisht dhe se do mund të priten të tjerë futbollist sulmues gjoka shprehet: “E mira nuk ka fund, por një sulmues i mirë kushton shumë dhe klubi bëri një sforcim të madh në janar për të afruar 4 lojtarë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm”. Ndër të tjera nuk ka kaluar pa u cekur edhe privatizimi i klubit Vllaznia ku tifozët duan kthimin e Fushajt, por Gjoka nuk futet në tema të tilla duke iu përgjigjur : “Këtu nuk flas dot unë, jam thjesht trajneri”.

Ndërkohë pyetjet nuk kanë munguar as nga tifozët e zhgenjyer ku Ernest Gjoka është shprehur: “Po mundohemi dhe po japim gjithçka që të kthehemi aty ku e meriton Vllaznia. Po mundohemi të ndryshojmë mentalitet dhe të ecim përpara, kemi nevojë për të gjithë ju, që të na mbështesni”. Ky bashkëbisedim ka pasur një impact mjaft të mirë tek tifozët dhe mendohet se nuk do të ndalet më kaq por do të zhvillohet herë pas here. Synimi i këtij komunikimi on line është që të sjellë sa më afër skuadrën tek tifozët.

Artikulli paraprak“ARENA KOMBËTARE” GATI NË FILLIM TË 2019, RAMA: MOS MË NGATËRRONI ME ZGJEDHJET NË FSHF
Artikulli tjetërNGACMOI SEKSUALISHT VAJZËN 5 VJEÇE, BABAI DËNOHET ME 6 VJET BURG