Në malin e Munellës, midis Pukës dhe Mirditës, vazhdon aktiviteti i paligjshëm i guetisë pavarësisht moratoriumit nga Ministria e Mjedisit për ta ndaluar atë.

Në mal dhe zonat rreth tij rriten arinj, derra të egër, lepuj të egër, gjela ta egër e kafshë të tjera me gëzof. Ja si është masakruar këto ditë nga saçmet ky kaprroll (dre) i vogël, një nga llojet e rrallë që kemi në Shqipëri. Disa derra të egër të vrarë e të rreshtuar gati për t’u shitur ose gatuar në ndonjë restorant lukzoz. Këto janë fotot që ka bërë një qytetar gjatë lëvizjeve për biznesin e tij nëpër Shqipëri. Në rrjetin e tij social, qytetari A.F. shprehet i revoltuar me këto fjalë: “Vazhdon masakra… Me ligj e ndaloni me vepra kurrë nuk ndaloni :::Vetëm vazhdoni e masakroni kudo :????” dhe ndërsa poston pamjen e kaprollit të vogël, tashmë pa jetë A.F shkruan “Me ligje jemi mire :?? Por vetëm me ligje. Se për miqtë nuk ka ligj, gjuajnë dhe masakrojnë. Shikojeni këtë kaprolll që gjendet rrallë në Shqipëri, si e kanë katandisur. Pamjet që kanë revoltuar këtë qytetar të nderuar, do të ishte mirë të revoltonin edhe institutcionet përgjegjëse. Qytetari s’ka si ta ndalojë këtë dukuri, por institucionet munden me një të rënë të lapsit te Neni përkatës për mbrotjen e faunës shqiptare.. Munella është një nga vendet ku deri para pak vitesh jetonte edhe rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) por që sot mendohet të jetë zhdukur për shkak të gjuetisë barbare pa asnjë kriter, që siç duket edhe nga fotografitë e shkrepura pranë këtij mali, vijon të lulëzojë

Artikulli paraprakANALIZA NË DREJTORINË VENDORE TË POLICISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërTOM DOSHI NË GJYKATË, KËRKON DËNIMIN PËR BRAHO-n