Goditja e organizatës së drogës, roli i shqiptarëve dhe italianëve. Një organizatë kriminale e trafikut të drogës u godit sot nga drejtësia italiane, duke çuar në pranga 18 persona, 10 prej të cilëve shqiptarë.
Prokurori i Leces, Cataldo Motta dhe zëvendës-prokurori, William Cataldi që kryen hetimet, kanë zbuluar në imtësi mënyrat e funksionimit të organizatës, e cila krahas trafikut të lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis, ishin kujdesur që edhe të armatoseshin në mënyrë që bënin presion në rast se paratë nuk jepeshin. Anëtarët e bandës kishin ndarje të qartë. Shqiptarët kujdesshin për furnizimin me drogë, ndërsa kishin krijuar ndërlidhjet e tyre në Shqipëri si dhe menaxhonin të ardhurat aktiviteti kriminal. Italianët, nga ana tjetër kujdeseshin për pjesën e logjistikë, siç janë depozitat për të fshehur drogën, apo mjetet për transportin, duke vepruar si korrierë. Organizata u godit në Leçe, ndërsa shtrinte aktivitetin e saj në disa zona si në Salento, Jon, Galipolit, Guagnano, Brindisi, Tarantos, Massafra dhe Statte. Përveç sasive të mëdha të drogës, mbi organizatën rëndojnë edhe akuzat për të dy vrasje. “Operacioni edhe një herë tregon se në Leçe dhe Brindisi, krimi ka monopolin e trafikut të paligjshëm me Shqipërinë. Nga Salento, droga transportohet për në Italinë e Veriut”, tha ai. Hetimet për organizatën kanë nisur rreth 1 vit e gjysmë më herët. Nga hetimet ka rezultuar se të gjithë anëtarët e organizatës mbanin kontakte të drejtpërdrejta me klientët e tyre lokal dhe kombëtar. Hetuesit italianë nëpërmjet përgjime telefonike dhe ambientale kanë zbuluar të paktën 40 raste të shitjes së drogës. Ndër shqiptarët e arrestuar, janë “fytyra të njohura” për shkak se janë arrestuar më herët për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Prokurori tha se hetimet janë gjithnjë të vështira, pasi gjithmonë duken të njëjtët njerëz.