Katër persona midis të cilëve edhe një shqiptar kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pas urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata në Itali. Shqiptari i arrestuar është Përparim Lamaj, 33 vjeç, i akuzuar bashkë me shtetasit italianë dhe një sllovak, për grabitje te ndryshme.

Policia italiane ka arrestuar këtë të enjte katër persona mes të cilëve edhe një shqiptar pasi akuzohen se kanë kryer raste të ndryshme vjedhjeje dhe grabitje banesash, por edhe filiale postash e ambinete lokalesh në Itali.

Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar nga gjykata në Lamezia Terme me kërkesë të prokurorisë lokale.

Sipas mediave vendase shqiptari i arrestuar është Përparim Lamaj, 33 vjeç, i akuzuar bashkë me shtetasit italianë dhe një sllovak, për 7 grabitje të kryera nga tetori 2015 në tetor 2017.

Bëhet e ditur se grupi kriminal e ushtronin aktivitetin e tyre kryesisht në zonat Lamezia Terme dhe Gizzeria.

Gjithashtu sipas mediave objekt i grabitjeve të tyre ishin zyrat e postave, lokalet, por tregohen edhe raste, në të cilat personat janë shoqëruar duke lidhur pronarët e lokaleve e më pas janë grabitur para, telefona dhe sende me vlerë.

Mësohet se hetimet ndaj grupit, kishin nisur dy vite më parë pas grabitjes së një pike postare më 1 tetor 2015, kur një person i maskuar dhe i armatosur, grabiti arkën duke marrë 4 mijë euro dhe më pas u largua.

Artikulli paraprakSHPËRNDANIN DROGA TË FORTA, ARRESTOHEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërKAPET SHQIPTARI NË ITALI, ME 50 MIJË EURO DROGË NË MAKINË