Policia e Fierit ka zbardhur vjedhjet me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të katër ‘Exchange’ –ve, ndërsa është ndaluar njëri nga autorët, Alket Velaj 25 vjeç, banues në fshatin Varibob. I riu është dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga 4 grabitjet Alket Velaj ka arritur që të marrë mbi 700 mijë lekë. Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve. Grabitjet në pikat e këmbimit valutor 1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S. 2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë. 3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.

4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.

Artikulli paraprakATENTAT ME THIKË NË GJOKS SHQIPTARIT, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërRAMA NE FACEBOOK:FALENDEROJ POLICINE E SHTETIT PER PUNEN E MIRE