Një supermarket është grabitur pasditen e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Sipas informacioneve policore, ora shënonte rreth 17.47 kur një person me kapuç e thikë, ka kanosur arkëtaren dhe i ka marrë kasën me një sasi lekësh. Më pas është larguar. Sasia e parave të vjedhura, thanë burime nga Policia lokale, është 300 mijë lekë (të vjetra). Një pjesë e tyre u gjetën të fshehura (70 mijë lekë), shtuan të njëjtat burime pa dhënë detaje për vendin, me argumentin se ngjarja është në hetim.

Autori është ende i paidentifikuar, ndërsa policia njofton zyrtarisht se po punohet për identifikimin dhe kapjen e atij, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të ngjarjes. Këqyrja e kamerave të sigurisë së biznesit mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorit. Efektivët e Policisë së Vlorës kanë shoqëruar disa persona, të cilët janë pyetur lidhur me ngjarjen. Për disa prej tyre ka pasur dyshime për kryerjen e krimit, megjithatë policia ende nuk ka arritur te autori.

Artikulli paraprakKOSOVË, ARRESTOHEN SËRISH DEPUTETËT E VV-SE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 27.11.2017