Një shumë e madhe parash është grabitur në një banesë, natën mes të hënës dhe së martës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Konispolit, në banesën e shtetases S.D., 57 vjeçe.

Gruaja pretendon persona të pa identifikuar, kanë vjedhur në banesën e saj 9500 euro. E dëmtuara ka bërë denoncim në policinë e Sarandës, pasi ka zbuluar mungesën e parave në banesë. Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton Policia.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për ndjekje të mëtejshme.

Artikulli paraprakMBYLLET APLIKIMI, 7 KANDIDATË PËR KRYEPROKUROR TË PËRKOHSHËM
Artikulli tjetërPROKURORIA- SHOQËRISË CIVILE: E PAMUNDUR TË CAKTONIM 3 ANËTARË