Shtatë prokurorë zyrtarisht kandidojnë për postin e kryeprokurorit të përkohshëm të Republikës së Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës. Ora 18:00 e pasdites së sotme ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave. Nga Kryesia e Kuvendit, ku janë dorëzuar kandidaturat mësohet se janë vetëm 7 emrat që do të garojnë.

Arta Marku, Ferdinand Elezi, Besnik Muci, Granit Shahu, Arqile Koçi, Ermira Tafani dhe Artur Selmani janë shtatë kandidatët në garën për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm të Republikës. Ndërkohë po sot, kryeministri Edi Rama ftoi sërish shefin e opozitës, Lulzim Basha, që të pranojë dialogun dhe të vendosë drejtësinë mbi frikën, për të zgjedhur bashkërisht titullarin e organit të akuzës.

Ndërsa një mesazh i fortë ishte ai i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili u shpreh se duhet një Prokuror i cili nuk mbron të korruptuarit, ndërsa apeloi për marrëveshje mes palëve politike. Kandidatët Arta Marku – Prokurore në Shkodër Ferdinand Elezi – Prokuror në Durrës Arqile Koçi – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Besnik Muçi – Prokuror i Krimeve të Rënda Granit Shahu – Prokuroria e Tiranës Ermira Tafani-Prokurore në Elbasan Artur Selmani-Prokuroria e përgjithshme

Artikulli paraprakSULMI TERRORIST NË MANHATAN, ZBARDHET DËSHMIA E TERRORISTIT. FRYMZOHEJ NGA ISIS
Artikulli tjetërGRABITET SASI E MADHE PARASH NË NJË BANESË