Muaji tetor njihet si muaji kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit. Në Poliklinikën e qytetit por dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës gjatë gjithë muajit janë kryer vizita falas të mamografisë për të gjithë gratë dhe vajzat e qytetit, por a janë të informuara në lidhje me vizitat dhe a i bëjne gratë shkodrane? Të pyetura nga Star Plus pjesa më e madhe e grave shprehen se nuk kanë bërë ndonjëherë vizita sepse sipas tyre nuk e kanë pasur të nevojshme.

Kryerja e kontrolleve rutinë janë të rëndësishme pasi falë tyre sëmundja mund të kapet në një fazë të hershme ndaj dhe qytetaret i bëjnë thirrje garve dhe vajzave të kryejnë këto vizita.

Përveç vetëkontrollit që çdo grua duhet ta bëjë çdo muaj gjithashtu sepcialistët rekomandojën dhe kryerjen e vizitave tek mjeku specialist të paktën një herë në vitë në mënyrë që të arrihet kapja në kohë e kësaj sëmundje e cila jo në pak raste i ka marrur jetën shumë grave.

Artikulli paraprakSUKA – DAJÇ, TOKAT PA PRODHIM, FERMERËT PA DËMSHPËRBLIME
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERT NË FESTËN E ZOJËS