Kështu do të shprehej drejtori sportiv i Vllaznisë Armir Grima para thuajse 1 muaji e gjysëm duke thënë se lojtarët kuqeblu kanë kualitete.

Por sot, pas ndeshjes me Teutën ku Vllaznia u mund 1-0 dhe tashmë mban vendin e fundit në renditje Grima ka mendime të tjera për futbollistët që ai vetë ka drejtuar atëherë por edhe tani teksa thotë se mund të ketë nga ata që nuk e meritojnë të veshin fanelën e Vllaznisë.Tashmë edhe vetë drejtori sportiv Grima njëkohësh edhe trajner i Vllaznisë ka ndryshuar mendim për lojtarët, sidomos ata të ardhur në merkato përpara fillimit të kampionatit gjë e cila jo vetëm se i jep të drejtë kritikave të deritanishme por është edhe një sinjal i qartë që shumëçka duhet të ndryshojë në merkaton e janarit duke i dhënë lamtumirën lojtarëve që kanë kontrata me mijëra euro dhe që vërshëllehen nga tifozët.

Artikulli paraprakTË VERBËRIT ORGANIZOJNË KAMPIONATIN LOKAL TË SHAHUT
Artikulli tjetërADA E VELIPOJËS GJEN SPONSOR PËR UNIFORMAT