Një grua në Tiranë ka tentuar që ti japë fund jetës, duke u vetëdjegur me benzinë. Ngjarja u shënua ditën e djeshme, e diel, në zonën e njohur si “Ali Demi”.

Sipas policisë, 66-vjeçarja S.P., për të kryer qëllimin e saj, është mbyllur në tualetin e shtëpisë.

Aty, ajo është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes. Kanë qenë familjarët ata që i ardhur në ndihmë, pas pikasjes së ngjarjes.

Ata e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së marrë nga mjekët, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Raportohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni.

Për vlerësime të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, njoftoi Policia.

Artikulli paraprakMBLIDHET KESHILLI I BASHKISE SHKODER
Artikulli tjetërSOT RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË