Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Shkodres ka miratuar pikat e rendit te dites.Mbledhja ka filluar me relacionin e komisionit te mandateve per mbarimin para afatit te mandatit te keshilltares Sara Michel.

Keshilltaret bashkiake kane miratuar dhenien e ndihmes ekonomike,paaftesise
dhe invaliditetit te punes per muajin prill.

Eshte diskutuar dhe me pas eshte miratuar kerkesa per dhenie me qera siperfaqe kullosore verore prej 1 ha me afat 10 vjecar,ndodhur ne Rosek-Rrjoll,ne njesine administrative Postribe.

Nenkryetarja e Bashkise Shkoder Emilia Koliqi ka raportuar lidhur me rishperndarjen e fondeve e fondeve te trasheguara nga viti 2017,shkaqet e mosrealizimit dhe projektet ku do perfshihet perdorimi i ketyre fondeve per vitin 2018.

Keshilltaret kene bere pyetje lidhur me keto projekte dhe kane marre shpjegimet perkatese kryesisht per kriteret e shperndarjes se fondeve dhe perzgjedhjes se projekteve.Eshte vendosur qe kjo pike e rendit te dites se mbledhjes se sotme te shtyhet per mbledhjen e ardhshme.Kjo eshte propozuar nga grupi i keshilltareve te djathte.

Artikulli paraprakDROGË NGA SHQIPËRIA NË GREQI, PRANGA 3 TRAFIKANTËVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërGRUAJA MBYLLET NË BANJË DHE I VË FLAKËN VETES