Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar sot raundin e parë të bisedimeve mbi delimitimin e zonave detare me Shqiperinë.

Lajmi është bërë publik nga ministria e Jashtme e Greqisë në faqen zyrtare.

“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi përcaktimin e zonave detare mes tyre ndodhi sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive bashkëpunimi”, thuhet në njoftimi e ministrisë së Jashtme.

Burime për Ora News nga ministria e Jashtme e Shqipërisë bëjnë të ditur se takimi është zhvilluar mes grupeve negociatore dhe jo në nivel ministror. Raundi i dytë pritet të zhvillohet në Greqi.

Artikulli paraprakGRUAJA MBYLLET NË BANJË DHE I VË FLAKËN VETES
Artikulli tjetërMË SHUMË SE 50 PLAÇKITJE, ARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I BANDËS KRIMINALE