Qindra emigrantë, të cilët kanë kaluar pushimet e verës në qytetin e Shkodrës nuk kanë lënë pa vizituar ambjentet e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës për t’u njohur më nga afër me një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare. Pjerin Mirdita, drejtor I muzeut të dëshmisë dhe kujtesës bën të ditur se interesi I prindërve për të sjellë fëmijët në muze ka qenë më I lartë se një vit më parë.

Emocionet kanë qenë të papërsëritshme për shumë prej tyre tregon drejtori Mirdita.
Më shumë së 2 mijë turistë kanë vizituar 2 muajt e fundit muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në qytetin e Shkodrës. Një shifër kjo që tregon interesin e madh edhe të shumë emigrantëve të cilët nuk harrojnë ngjarjet nëpër të cilat kaloi vendi ynë gjatë viteve të regjimit komunist.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKOLLAT PROFESIONALE KËTË VIT MË SHUMË REGJISTRIME
Artikulli tjetërGUCI E RE, “ISMET SALI BRUÇAJ” MËSIM ME 2 TURNE