Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën Guri i Zi-Shkodër. Një persona rreth 70 vjeç i identifikuar si Njac Rroku ka humbur jetën. 70 vjeçari po ecte me motorin e tij kur një mjet në qendër të njësisë Guri i Zi, e ka përplasur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35. 70 vjeçari është aksidentuar nga një mjet tip Volksvagen me pronar shtetasin A.D, banues në njësinë Guri i Zi bën të ditur policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj për këtyë ngjarje.

70 vjeçari Njac Rroku është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës rreth 9:50 nga vetë drejtuesi i mjetit menjëherë pas aksidentit por sipas policisë së Shkodrës ka ndërruar jetë duke mos arritur që t’i bëjë ballë plagëve të marra nga ky aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe më pas edhe grupi hetimor duke bërë të mundur hetimin për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Drejtuesi i mjeti tip Volsvagen, shtetasi me inicialet A.D pasi ka dërguar në spital të aksidentuarin Njac Rroku nuk është kthyer në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti në

qendër të njësisë Guri i Zi pasi është ndaluar nga forcat e policisë dhe është dërguar në komisariatin e Shkodrës për të dhënë sqarime të mëtejshme mbi këtë ngjarje.

Aksidentet vazhdojnë që të mbeten një shqetësim për shkak se janë në rritje duke patur kështu të plagosur rëndë apo shpesh herë edhe viktima si në rastin konkret.

Shpesh herë policia ka shtuar gjobat e vendosura apo edhe kontrollet në akse të ndryshme por sërish është e pamjaftueshme përballë pakujdesisë që bëjnë drejtuesit e mjeteve, ata që qarkullojnë me motor apo edhe pedalistët dhe këmbësorët në disa raste.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TAFILI: OBJEKTIV FITORJA NDAJ ERZENIT
Artikulli tjetër“ATË PJETËR MESHKALLA”, AKTIVITET FESTIV PËR NËNË TEREZËN