Ka hapur siparin koncerti “Ahengu Shkodran” i kthyer tashmë në një traditë. Nata e parë u zhvillua në shtëpinë muze të Pashko Vasës dhe u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus Televizion.

Për herë të parë ky aktivitet me vlera të veçanta kulturore u zgjerua me pjesëmarrjen e grupit të burrave “Burimi” nga Ulqini, Sazet e Këlcyrës dhe grupin e valles tradicionale të vajzave të Dropullit.

Vjollanda Tralo, soliste e grupit Sazet e Këlcyrës u shpreh e vlerësuar që ndodhet në një qytet si Shkodra.

Për ruajtja e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore që vjen edhe përmes muzikës është shumë e rëndësishme dhe këtë duhet ta ndjekin edhe brezat e ardhshëm.

Në natën e parë të Ahengut Shkodran përveç grupeve dhe artistëve të ftuar nga Ulqini dhe jugu performuan edhe disa prej këngëtarëve shkodran duke e pasuruar edhe më shumë këtë natë të parë. Ahengu Shkodran u zhvillua edhe në kuadër të javës të trashëgimisë kulturore.

Artikulli paraprakSPIROPALI: SHUMICA E VENDOSUR PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT
Artikulli tjetërFITORJA E VLLAZNISË ME KORÇARËT, LIKA: TË VIJOJMË KËSHTU