Në qytetin e Shkodrës u hap ekspozita “Udhëtim në Japoni” në mjediset e bibliotekës publike “Marin Barleti”. E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite ishte ambasadorja e sapo emëruar e Japonisë në Shqipëri Kato Kikuko tha se fotografitë tregojnë mbi natyrën, arkitekturën dhe jetën e qytetarëve japonez.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam ambasadorja e tretë në shtetin shqiptar. Dua t’ju falenderoj për ardhjen tuaj këtu në këtë dhe jam shumë e lumtur që t’ju mirëpres në ekspozitën tonë të fotografive. Këto foto të paraqitura pranë jush janë realizuar nga fotografë të ndryshëm profesionist por jo vetëm. Ka edhe nga student shqiptar që studiojnë në Japoni si Gledis Gjata dhe nga të tjerë fotograf, diplomat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për këtë ekspozitë. Nuk është hera e parë që vjen për publikun shqiptar sepse është një ekspozitë lëvizëse që është hapur më përpara në Tiranë, Berat, Skrapar dhe tani vjen edhe në Shkodër. Kemi mundësinë që përmes kësaj ekspozitë t’ju tregojmë disa pamje të veçanta nga Japonia që lidhen me natyrën, arkitekturën, jetën e qytetarëve të Japonisë.

Ky nuk është projekti i parë me bibliotekën ‘Marin Barleti’ pasi kemi patur edhe një tjetër ku kemi dhuruar 150 libra në gjuhën japoneze port ë përkthyera në anglisht në mënyrë që qytetarët shkodran të njihen më shumë me Japoninë. Ndërkohë para pak javësh kemi firmosur një kontratë me spitalin e Shkodrës për dhurimin e disa paisjeve mjekësore që i dedikohen shëndetit të vajzave dhe grave pa harruar edhe aktivitetin e gatimit të ngjalave në Shkodër me salca japoneze ndërsa kemi edhe një futbolliste nga Japonia që luan me Vllazninë e vajzave. Unë jam një ambasadore e re që sapo e kam marrë këtë detyrë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim mes Japonisë dhe Shkodrës”.

Drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti”, Ledia Dushi tha se ekspozita “Udhëtim në Japoni” do të qëndrojë e hapur deri më 11 mars për të gjithë vizitorët.

Të pranishmit vlerësuan këtë ekspozitë duke njohur më mirë natyrën, kulturën dhe jetën në Japoni përmes fotografive.

Artikulli paraprakPOLICIA: ARRESTOHET NË DUBAI I DYSHUARI PËR VRASJE
Artikulli tjetërAMNISTIA PENALE/ “PD S’KËRKON PAZARE E NUK DO VOTIM TË LIGJEVE TINËZISHT”, ALIBEAJ: TË PËRFSHIHEN TË GJITHË PROTESTUESIT