Shqiptarët hyjnë në Britani me traget nga Spanja permes portit te Bilbaos

“Emigrantët ilegalë janë duke përdorur tragete mallrash dhe pasagjerësh nga Bilbao në drejtim të Britanisë së Madhe si nga një ‘derë e pasme” në vend,” shkruanjnë sot mediat britanike. Rreth 100 emigrantë, kryesisht shqiptarë kanë ngritur një kamp rrotull portit në qytetin bask, nga i cili ata përpiqen të depërtojnë në tragetet që shkojnë në Portsmouth katër herë në javë dhe në ajinet e mallrave që shkojnë në Poole dy herë në javë, sipas The Times.Policia ka ndalur së paku 1765 persona që kanë tentuar të udhëtojnë deri në vitin 2017 – 370 prej tyre vetëm në 201, prej të cilëve 800 ishin shqiptarë dhe 170 afganë, 50 irakenë, 35 pakistanezë dhe pjesa e mbetur, marokenë, sirianë, iranianë. Shqiptarët dominojnë kampin dhe bandat shqiptare të trafikimit të njerëzve thuhet se e kanë kapur rrugë, duke u zhvatur emigrantëve deri në dymijë euro ose 1842 paund për t’u lehtësuar udhëtimin për në Britani. Një burim policor tha për The Times se “shumica e shqiptarëve kishin një të kaluar kriminale dhe se ishin të përfshirë në banda.” Pavarësisht nga përgjimet, një nga emigrantët e intervistuar mburrej në media: Unë do të përpiqem derisa të kaloj. Asgjë nuk do të më ndalojë. Ka para në Britani.” Njëzetvjeçari Krist Nikaj ishte zbuluar më parë nga shërbimet e trageteve në Poole prej autoriteteve britanike dhe ishte dërguar në Spanjë, por ai thjesht ishte kthyer në kampin e Bilbaos. Popullariteti në rritje i kësaj rruge është stimuluar nga nga qëndrimi relativisht i dobët i autoriteteve spanjolle, ndryshe nga sjellja e autoriteteve që kanë të bëjnë me emigrantët në Calais, Francë. Hyrja në portin e Calais ëhstë krim, por në Bilbao është një kundravajtje administative, “njesoj si më shkelje të rregullave të parkimit”, kështu që emigrantët përpiqen të hipin në anije sërish e sërish. Britany Ferrier që drejton shërbimin e anijeve është e shqetësuar: “ Është fakt që Bilbao është vënë në shënjestër në mënyrë sistematike nga bandat shqiptare mëse të organizuara” dhe kërkoi një siguri më të madhe

Artikulli paraprakKREU I SHÇBA NË ATHINË:HETIME TË PËRBASHKËTA PËR POLICËT E KORRUPTUAR
Artikulli tjetërHETOHET BIZNESMENI I HIDROKARBUREVE, U KAP SOLAR KONTRABANDË