Përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe nostalgjikëve të diktatorit Enver Hoxha gjatë homazheve për Ditën e Dëshmorëve.

Incidenti ndodhi në momentin kur simpatizantët demokratë po përgatisnin skenën ku do të bënte homazhe Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Mes mbështetësve të PD që u përlesh me anëtarët e PKSH bie në sy ish-deputeti Ndriçim Babasi.

Veteranët mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës si dhe me thirrje e brohoritma për regjimin komunist, çka ka shkaktuar irritimin e simpatizantëve të PD.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të rikthyer normalitetin dhe parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Artikulli paraprakPAKTI ME GREQINË, BUSHATI NGA SHKODRA: DO JETË NJË PAKT KU PALËT NUK TENTOJNË T’IA HEDHIN NJERI-TJETRIT
Artikulli tjetërLA REPUBBLICA: PO TË MOS ISHTE KTHYER RAMA NGA PARISI, SHQIPËRIA SOT MË LARG BE-SË!