PROTESTUESIT PREJ DY MUAJSH PROTESTOJNE PWR  ZGJEDHJET E LIRA.Autoritetet në Hong Kong nisën pastrimin e barrikadave në kampin kryesor të protestës, pas më shumë se dy muaj demonstrata për demokraci.Ata paralajmëruan protestuesit të largohen para fillimit të operacionit, por disa prej tyre rezistojnë dhe zotohen se nuk do të lëvizin që aty.

Krahasuar me muajin shtator, numri i protestuesve pas tre muajsh është reduktuar ndjeshëm.Sipas informacioneve, nuk janë raportuar përleshje mes palëve, por policia kërcënoi se do të nisë arrestimet për të gjtihë ata që nuk i binden urdhërit për tu larguar nga vendi i protestave.Forcat e rendit nisën të pastrojnë barrikadat në prezencën e protestuesve, një akt i cili u pa si final dhe përmbyllës i demonstratave të gjata në Hong Kong.Protestuesit duan që Pekini të lejojë zgjedhje të lira për liderin e ardhshëm që do të zgjidhet në vitin  2017. Kina thotë se të gjithë mund të votojnë, por një komitet pro-Pekinit do të shpallë  kandidatët.Në protestat pro demokracisë, studentëve u janë bashkuar edhe disa politikanë dhe akademikë që mbështesin kauzën e tyre.Protestat janë parë si sfida më e madhe e sundimit të Pekinit në Hong Kong që nga dorëzimi në vitin 1997.Por pavarësisht kësaj, Pekini nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj sa i përket procesit të zgjedhjeve të Hong Kongut, duke i konsideruar demonstratat të paligjshme.