Këto janë vetëm disa nga aksidentet që dëshmojnë banorët e fshatit Hot I Ri në njësinë administrative Postribë, të cilat kanë ndodhur kryesisht gjatë natës si shkak i shpejtësisë së lartë dhe munegsës së ndriçimit rrugor. Banorët shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me sigurinë në këtë rrugë ku kalojnë tashmë edhe pushues që vizitojnë zonat malore. Ata kërkojnë që zona të mbahet nën kontroll nga Policia Rrugore.

Disa herë, banorët e kësaj zone kanë organizuar protesta ku kanë kërkuar ndriçim të gjithë aksit rrugor Hot I Ri deri në fshatin Mes por edhe kontrolle më të shpeshta të policisë rrugore. Numri I aksidenteve që ndodhin në këtë zonë dhe frika që kanë banorët gjatë lëvizjes në rrugë dëshmon mungesën e ndërhyrjes së institucioneve.

 

Artikulli paraprakBALLKANI I HAPUR, ALBIN KURTI NUK TËRHIQET: S’KAM ASGJË TË RE. RAMA: NËSE S’BIEN DAKORD DO TË THOTË QË JEMI NË RREGULL
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË PS, KLOSI DHE BILALI: PROCES TRANSPARENT