Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën se nuk ka asnjë të re sa i takon pjesëmarrjes së vendit të tij në Ballkanin e Hapur.

I pyetur nga mediat se cfarë qëndrimi ka tani edhe pas kërkesës së Odës Ekonomike për të qenë e pranishme në Ballkanin e Hapur, Kurti tha se “Ne kemi firmosur 19 memorandume sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëveshjet tona janë vëllazërore. Cështja është e ngritur, është e një dimensoni tjetër, nuk është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk kam asnjë gjë të re për të thënë”, u shpreh Kurti.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se nuk është problem që nuk bie dakord me Albin Kurtin për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

“Jam shumë i lumtur për cdo investim të huaj që vjen në Shqipëri, por ne kemi nevojë për kampionët tanë, që janë ata që bëjnë sipërmarrje në Shqipëri, Kosovë e kudoqoftë dhe që përfaqësojnë ambicien e sipërmarrësve shqiparë. Unë takohem me bizneset e Kosovës në Kosovë apo Shqipëri, por kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të përfshihet ëktu asnjë spekulim, sepse nuk është i vërtetë.

Spekulime mund të bëni, se ju jetoni me to, por e vërteta është se ne jemi shumë pozitivë në raport me Kosovën, me marrëdhëniet, dhe nuk ka asnjë diskutim se për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe për Kosovën, ne nuk jemi dy. Kur vjen puna për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit janë çështje të natyrës konceptuale. Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë do të thotë që jemi në rregull”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakËNDRRA E SHKODRANIT QË TENTOI ARRATISJEN NË KOMUNIZËM
Artikulli tjetërHOT I RI – MES, BANORËT: AKSIDENTE ÇDO DITË, KU ËSHTË POLICIA?