Kandidatët për kryetar të Partisë Socialiste Shkodër prezantuan platformat e tyre për drejtimin e PS të kësaj dege për Asamblesë socialiste dhe komisionit nga qendra. Sekretari organizativ i PS Blendi Klosi u shpreh se ndryshe nga kundërshtarët politik PS po zhvillon një proces të hapur për kryetar në 61 bashkitë.

Drejtuesja politike e PS të qarkut Shkodër Edona Bilali tha se kandidatët e PS Shkodër dhe kryetari që do përzgjidhet do jetë krahu dhe forca në betejat e ardhshme politike.

Më pas tetë kandidatët për kryetar të PS Shkodër, Vjollca Vuçini, Arbis Vjerdha, Erion Metushi, Hilmi Lakti, Mirela Dodaj, Paulin Ndoja, Rudi Sokoli dhe Valdo Dibra shfaqën platformën e tyre për drejtimin e PS Shkodër në të ardhmen.

 

Artikulli paraprakHOT I RI – MES, BANORËT: AKSIDENTE ÇDO DITË, KU ËSHTË POLICIA?
Artikulli tjetërPICKIMET E INSEKTEVE, MJEKU APELON PËR KUJDES