Polici kapet duke futur heroinë nëpërmjet dritares së qelisë së burgut

Një punonjës policie pranë burgut të Sarandës ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka tentuar të fusë heroinë në ambientet e burgut. Në pranga ka përfunduar shtetasi Besmir Duka,30 vjeç, duke qenë në shërbim me këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë”. Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit Besmir Duka, banues në fshatin Kopacez, Delvinë. Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA , NESËR NË FUSHË ?!
Artikulli tjetërI HEDH VJEHRRËS HELM NË GOTËN E KOSIT, ARRESTOHET NUSJA