Një shqiptar që ishte shpallur në kërkim në Itali ka rënë tashmë në prangat e autoriteteve gjermane.

Sipas medieve italiane, shqiptari ishte në kërkim që prej vitit 2017 kur në Sacile u godit një bandë shqiptarësh që vidhte banesa dhe shiste lëndë narkotike.

29-vjeçari shqiptar, banonte në Lombardi, por pas një grabitjeje të madhe në shkurt të këtij viti u largua në Gjermani.

Por edhe aty, karabinierët italianë arritën që ta gjenin se ku ishte fshehur. Ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti që u ekzekutua dhe tashmë është ekstraduar.

Nuk jepen detaje për identitetin e shqiptarit.

Artikulli paraprakPËRPLASJA HARADINAJ-MOGHERINI, ANULOHET KONFERENCA PËR SHTYP NË FUND TË TAKIMIT
Artikulli tjetërBOJKOTI I OPOZITËS, BASHA: JAM GATI T’I DJEGIM MANDATET