Lulzim Basha ka thënë se opozita nuk e ka bojkotuar Kuvendin.

Basha tha se ka mundësi që opozita të jetë në Kuvend ditën e enjte për të nisur punë me Vettingun e politikanëve pas dhënies së dritës jeshile nga Komisioni i Venecias.

Basha tha se ka një opsion për djegie të mandateve. “S’ka bojkot për Kuvendin. Nuk ka qenë bojkot. Në shtator ne nxorrëm 3 platforma që i konsiderojmë emergjente, vettingun e politikanëve, ligjin anti-mafia dhe dekriminalizimin.

Të parën Rama e përqeshi, më pas e refuzoi e më pas e coi tek Venecia. Venecia i dha dritën jeshile. Tha që konstatoj probleme në Shqipëri të politikës me krimin. Propozuam mekanizmin e dekriminalizimit.

Kërkuam monitorim ndërkombëtar, shqiptarët e duan Vettingun e politikanëve, e mbështesin iniciativën tonë. Ka disa opsione që po diskutohen, një grup thotë të djegim mandatet, një grup thotë të hyjmë në seancë për Vettingun se ajo është kauza jonë.

A jam unë gati? Po, unë jam gati në cdo moment t’i djegim mandatet.Por a do t’ju shërbejë kjo shqiptarëve? Ndoshta nuk iu shërben më mirë shqiptarëve. Përballje politike dhe mobilizim qytetar total.”-tha Basha.

Artikulli paraprakI KËRKUAR NË ITALI PËR SHITJE DROGE, ARRESTOHET 29-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërPRENGA MPOSHT ME NOKAUT BOKSIERIN SUEDEZ, SPEKTAKËL NË SYTË E SHQIPTARËVE NË KANADA