Është caktuar masa e arrestit për shtetasin serb, i cili drejtoi trajlerin që u përplas me ambulancën në aksin nacional Berat – Ura Vajgurore, 4 ditë më parë.

Shtetasi serb ka lënë në dispozicion një shumë parash me vlerë 10 milionë lekë si garanci pasurore, ndërkohë që i është caktuar detyrim paraqitjeje brenda një muaji në Prokurorinë e Beratit.

Arrestimi i tij u krye pas aksidentit të lartpërmendur, ku rezultoi se i kishte prerë rrugën ambulancës.Gjatë këtij aksidenti u plagosën fillimisht 5 persona dhe më pas pacientja Llambrini Ashani 82 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është infermieri Aleksandër Kati 54 vjeç.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH AMBASADORËT PËR FUNDVIT,FALENDERIM PËR SOLIDARITETIN FAKTIK TË TREGUAR PAS TERMETIT
Artikulli tjetërEMËROHEN TRE ZËVENDESMINSTRA TE RINJ,DY TEK ARSIMI