Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Ravena, të dielën, nën akuzën e posedimit të drogës.

Policia vuri re të riun ndërsa ishte në bordin e një veture në vijën bregdetare Marina Romea. Sjellja e djalit dhe aroma që dilte nga makina bënë që karabinierët të dyshonin, çka më pas vijoi kontrolli i mjetit.

Policia gjeti dy doza marihuanë dhe dy kokainë si dhe 1 500 euro në kartëmonedha të vogla, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i drogës në lokale gjatë natës.
Droga dhe paratë u konfiskuan dhe 21-vjeçari u arrestua.

Artikulli paraprakI SHPËRTHEN KAPSOLLA NË KASOLLE, PLAGOSET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërPOLICIA ITALIANE JEP DETAJET E PARA PER SHKAKUN E SHEMBJES SË URËS NË GENOVA