Babë e bir kanë rënë në pranga nga policia e Kurbinit pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli ditën e djeshme. Të arrestuarit janë Skënder dhe Llej Likaj.

Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje. Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras,  kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55 vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.

Mjeti i shtrenjtë që ai drejtonte ka vazhduar të ecë edhe për disa metra dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.

Artikulli paraprakMBYLLET VOTIMI I FSHEHTË, NIS NUMËRIMI I VOTAVE PËR SHKARKIMIN E LULZIM BASHËS
Artikulli tjetërE RËNDË, JA KUSH ËSHTË SHKODRANI I VRARË NË ANGLI…