Prej tre javësh një kompani e kontraktuar nga bashkia Shkodër ka ndërprerë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Dragushej” në lagjen “Perash” në qendër të qytetit të Shkodërs. Si pasojë, 50 familje në këtë zonë rrezikojnë jetën duke kaluar në rrugën ku tashmë pusetat kanë mbetur të hapura, rruga ka mbetur e pa asfaltuar ndërsa ndriçimi natën mungon. Banorët e kanë ngritur këtë shqetësim pranë Star Plus Tv ndërsa kërkojnë të dijnë nga institucionet për firmën kontraktore, afatet e punimeve dhe vlerën e investimit.

Një problem tjetër për banorët e pallatit është edhe bodrumi që ka mbi 1 metër ujë. Për këtë çështje ata kanë njoftuar edhe Minitrinë e Brendshme, Prefekturën dhe bashkinë Shkodër.

Ata i kërkojnë bashkisë Shkodër të rifillojë punimet dhe të kthejë në funksion rrugën të cilën kompania kontraktuese e degradoi në këtë gjendje.

Prej 3 javësh, këta banorë detyrohen të lëvizin me vështirësi në rrugë për shkak të pusetave të hapura dhe punimeve të lëna përgjysëm. Ajo që bie në sy është fakti se këtu nuk ndodhet asnjë tabelë që jep informacion për projektin ,firmën ,afatet kohore vleren e investimit të dhëna këto që janë detyrim ligjorë . Kjo problematikë sipas banorëve nese nuk merr zgjidhje do të ndiqet në rrugë ligjore duke bërë edhe kallzim në prokurorinë e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TRE QENDRA SHËNDETËSORE VERORE
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPEN APLIKIMET PËR RIJËTËZIMIN E ZONËS HISTORIKE