Ministria e Kulturës ka hapur prej pak ditësh aplikimet për bonusin e rijetëzimit të zonave historike të qyteteve të Shqipërisë. Drejtoreshë e drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Shkodër Besara Podgorica fton të gjithë qytetarët por edhe bizneset e zonës historike të Shkodrës që të aplikojnë për të përfituar në dy skemat mbështetëse ku njëra është 10 milionë lekë dhe tjetra 50 milionë lekë të vjetër.

Ndërkohë drejtoria e trashëgimisë kulturore është duke informuar pronarët e banesave në pedonalet në qendër të qytetit dhe bizneset në mënyrë që të aplikojnë dhe të bëhen përfitues të kësaj mbështetje.

Koha e aplikimit për të gjithë qytetarët që kanë banesa apo subjekte biznese në zonën historike të Shkodrës është deri më 6 qershor ndërsa për informacion të detajuar mund të klikojnë në faqet e ministrisë dhe drejtorisë rajonale të trashëgimisë kultutore në Shkodër.

 

Artikulli paraprakIKËN FIRMA, NË MES TË SHKODRËS ME PUSETA TË HAPURA
Artikulli tjetërPOLICIA NUK BËRI ASNJË NJOFTIM, NDAHET NGA JETA 21 VJEÇARI I CILI U AKSIDENTUA BASHKË ME NËNËN 3 DITË MË PARË