Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GjKKO i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvendësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Vendimi u mor në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kaçkini, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Artikulli paraprakJEP DORËHEQJEN PREFEKTI I QARKUT LEZHË GJERGJ PRENDI, SHKAK DYSHOHEN PËRPLASJET ME KREUN E BASHKISË
Artikulli tjetërDORËHEQJA E PREFEKTIT GJERGJ PRENDI, REAGON KRYETARI I BASHKISË LEZHË PJERIN NDREU