Vllaznia ka fituar me rezultatin 6-0 përballë Kamzës në ndeshjen e luajtur sot në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër.

Paraqitje e mirë që Vllaznia bëri sot ka rritur shpresat tek tifozat që të dielëm ndaj Partizanit skuadra shkodranë të marrë një fitore. Skuadra e Vllaznisë ka arritur të marrë një fitore të pastër me rezultatin 6-0 perballë Kamzës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë që u luajt mesditën e së merkurës në Fushën Sportive “Reshit Rusi” në Shkodër. Skuadra kuqeblu ishte dominuese gjatë gjithë lojës, duke trguar edhe një përgatitje të mirë përballë një ekipi jo të lehtë siç është Kamzat. Golat për shkodranë u shënuan nga Dyca, Pepa 2, Krymi, Erkoçeviç 2. Pas përfundimit të ndeshjes Ardit Krymi, u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur duke shpresuar që Vllaznia të marrë edhe të dielën ndaj Partizanit tri pikë të pastra. Sfida midis Vllaznisë dhe Partizanit luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin Loro Borici. Tifozët dhe drejtuesit shpresojnë që Vllaznia të bëjë një paraqitje të mirë përballë ekipit kryeqytetas.

Artikulli paraprakMBETET NE BURG PERJETE PER VRASJEN E VITIT 2001,GJYKATA REFUZON KERKESEN E MARJAN RROKUT
Artikulli tjetërIMAMET NE LISTEN E ZEZE TE OKB,U BLLOKOHEN PASURITE NE SHQIPERI