Çelësi i shumëdebatuar i vendosur në hyrje të Shkodrës u inagurua në një ceremoni zyrtare. Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës Blendi Gonxhe që financoi këtë vepër arti tha se pikërisht duke e ditur se do të ketë debat u vendos që të zhvillohet një konkurs ndërkombëtar.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci falenderoi të gjitha ata që kontribuan për vendosjen e Çelësit në sheshin hyrës të qytetit.

Vetë autori Alfred Mirashi me emrin e artit Milot i cili mban vulën e shumë veprave në vende të ndryshme të botës tha se vendosi të krijojë Çelësin për të dhënë një mesazh për botën egoiste që lidhet edhe me të kaluarën e tij.

Dy bashkëkuratorët e Çelësit italiani Massimo Guastella dhe Albert Vata i dhanë një përgjigje edhe kritikave të shumta ndaj kësaj vepre arti.

“Urime nga universiteti i Salentos ku janë hedhur rrënjët e këtij projekti artistik. Ky lloj Çelësi hap çdo portë, kalon çdo pengesë dhe bëhet gjithëpërfshirës. Të tilla vepra arti kemi parë në shumë vende të tjera dhe tashmë këtë Çelës e kemi edhe në Shkodër, qytetin e kultës, mikëpritjes. Një vajzë e vogël më tha se mua më pëlqen ky Çelës sepse ndryshku sikur të jep një lloj reflektimi. Është diçka që përfaqëson të shkuarën por edhe të tashmen. Unë e di që ky ndryshku nuk është pëlqyer shumë tani për tani port ë jeni të bindur se pamja do të ndryshojë sipas klimës me ngjyra të ndryshme dhe ky ndryshim do jetë i përjetshëm dhe ky është mesazhi që ka sjellë artisti Alfred Mirashi me emrin e artit Milot”.

Çelësi që u vendos në hyrje të Shkodrës u prodhua i gjithi në Shqipëri ndërsa është një projekt shqiptaro-italian i cili si mesazh ka thyerjen e shumë barrierave që po vendosen kudo në botë në ditët e sotme.

Artikulli paraprakQYTETARËT: NUK KEMI SIGURI PËR USHQIMET
Artikulli tjetërMYFTIU HAXHILERËVE: LUTUNI PËR PALESTINËN MARTIRE