Siguria ushqimore në Shkodër nuk është në nivelin më të mirë. Kështu mendojnë qytetarët shkodranë, të cilët u pyetën nga Star Plus në kuadër të 7 qershorit, ditës botërore të sigurisë ushqimore. Sipas tyre, kushtet e tregjeve dhe mungesa e kontrolleve nga institucionet bëjnë që të rritet pasiguria mbi produktet që konsumojnë.

Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar I Ushqimit në Shkodër zhvilloi një tjetër mbledhje me qëllim rritjen e standartit me të cilin ofrohen shërbime të ndryshme ndërsa pas nuk mbetet as kontrolli I operatorëve të biznesit ushqimor të cilët duhet t’I përmbahen përgjegjësive ligjore për të garantuar në çdo rast cilësinë e produkteve.

 

Artikulli paraprak“TERRITOR I PASTËR”, ASGJESOHEN 3754 BIMË KANABIS NË POSTRIBË E TOPLANË
Artikulli tjetërINAUGUROHET ÇELËSI I SHUMËDEBATUAR I SHKODRËS