Myftinia e Shkodrës organizoi një ceremoni festive në ndër të 51 haxhilerëve shkodran që këtë vit do të jenë pjesë e ritualeve të Haxhit 2024/1445. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari i bëri thirrje haxhilerëve që gjatë pranisë së tyre në tokën e shenjtë të luten për shoqërinë shqiptare e cila po përballet me shumë sfida shkatërruese.

Përveç lutjes për veten familjen, vendin, myftiu i kërkoi 51 haxhilerëve shkodran që të mos harrojnë lutje të veçantë për vëllezërit e tyre në Palestinën martire, të bombarduar, djegur e asgjesuar para syve të botës së dhunës e gjenocidit.

Në këtë ceremoni u zhvilluan edhe disa prezantime fetare ndërsa në fund ishte thirrja e emrave të haxhilerëve për marrjen e dokumenteve të Haxhit, gjë e cila për 51 haxhilerët shkodran krijoi emocion.

Artikulli paraprakINAUGUROHET ÇELËSI I SHUMËDEBATUAR I SHKODRËS
Artikulli tjetërKAMPIONATI KOMBËTAR I BOKSIT PËR TË RINJ NË SHKODËR