“Na ndihmoni, t’ju ndihmojme”. Ky eshte mesazhi qe jep Italia permes ambasadorit te saj Fabrizio Bucci nga Shkodra, gjate nje takimi me studentet, ndersa flet per integrimin europian. Ai vleresoi hapat e hedhur nga vendi yne, duke vleresuar ecurine e deritanishme te reformave e duke kerkuar thellimin e metejshem te tyre.

Bucci shtoi se Italia beson qe negociatat do te hapen plotesisht sjvjet me mbledhjen nderqeveritare, pasi detyrat e lena ne Marsin e 2020 jane permbushur. Reforma ne drejtesi eshte kyce ne kete proces e ajo duhet te vijoje shtoi ai me tej. Megjithate Bucci sqaroi se celja negociatave eshte vetem fillimi.

Artikulli paraprakKIM TAKIM ME RAMËN PARA VIZITËS NË SHBA
Artikulli tjetërINVESTIME NË KALANË E DRISHTIT, BANORËT: E MIRËPRESIM