Përditësimi më i fundit i Inteligjencës britanike rreth pushtimit rus në Ukrainë, thuhet se Moska pasi të ketë siguruar plotësisht Mariupolin, do të zhvendos forcat e saj drejt Donbasit, kjo pasi ende vazhdojnë të qëndrojnë edhe një numër i pacaktuar në fabrikën e çelikut në Mariupol.

“Rreth 1,700 ushtarë ukrainas nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol ka të ngjarë të jenë dorëzuar. Një numër i paspecifikuar i forcave ukrainase mbeten brenda fabrikës. Pasi Rusia të ketë siguruar Mariupolin, ka të ngjarë që ajo të zhvendosë forcat e saj për të forcuar operacionet. Donbass”. Është përditësimi më i fundit në terren i inteligjencës britanike për pushtimin rus të Ukrainës.