Ne kuadër të projektit të hartuar nga organizata “Resurset natyrore në zhvillim” pas trajnimit me 50 të rinj, tashme ky projekt ka hyre ne nje faze tjetër, ate te internshipeve.

Te rinjtë përfitues nga ky projekt, jane takuar me kryetaren e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, e cila ka mirepritur te rinjte te cilet per nje muaj do te jene pjese e Bashkise se Shkodres, duke u njohur me problematikat por edhe shqetesimet e komunitetit, si pjese e saj. Krijimi i njësive tepër të mëdha, nga zona me diversifikim të madh mentaliteti, tradite, formimi dhe mënyre jetese, pritet të shoqërohet me specifika negative të largimit të shërbimit dhe vendimmarrjes nga përfituesi, largim të banorit të thjeshtë nga strukturat vendimmarrëse, rënie të nivelit të përfaqësimit të komunitetit dhe kryerja e shërbimeve bazë gjithnjë e më larg përfituesit. Po ashtu, fshatra e zona të tëra janë gjithnjë e më pak të përfaqësuara në strukturat drejtuese/vendimarrëse të bashkisë. Pjesmarrësit më të suksesshëm do angazhohen në stafet e 6 Njësive Administrative të administrates lokale, sipas një marreveshjeje me autoritetet vendimmarrëse. Ato do mbledhin problematikat nepermjet anketimit mbi nevojat, prioritetet, pritshmëritë e banorëve sipas fshatrave.

Artikulli paraprakOPOZITA E MUNGUAR E PD, PËR FONDET E QEVERISË
Artikulli tjetërSHQIPËRI-MAROK INAGUROJNË STADIUMIN “LORO BORIÇI”, NDESHJA NË BARAZIM