NË DHJETOR PRITET TË NISË PRISHJA E OBJEKTEVE TË KUNDRALIGJSHME.Nuk ka mbetur thjeshtë një shaka fjala e kryeministrit Edi Rama kur vizitoi stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”. Gjatë asaj vizite, kreu i qeverisë duke bërë një gjiro rretherrotull stadiumit deklaroi se një pjesë e objekteve të ndërtuara aty pranë duhet të prishen.

Në fakt shumëkush këtë thënie të shefit të ekzekutivit e mori edhe si batutë e momentit bashkë me deklaratën fillimisht konfidenciale mes deputetëve e biznesmenëve se ai stadium mund të rikonstruktohet gjë të cilën e premtoi vetëm pas pak ditësh nga vizita në një dalje publike të tij. Sot pas disa kohësh, Inspektoriati i Ndërtimit (INUK) ka mbërritur në qytetin e Shkodrës. Inspektorët janë drejtuar aty ku ndodhet stadiumi “Loro Boriçi”. Nga sa mësohet fillimisht ka nisur një evidentim i shpejtë i të gjitha objekteve të ndërtuara vitet e fundit që janë në afërsi të stadiumit. INUK ka kërkuar nga pronarët dokumentacionin e plotë për ta parë se cilat ndërtesa janë me leje ndërtimi dhe kush nuk e ka lejen e ndërtimit e po ashtu nëse ka ndonjë objekt që është në process legalizimi apo jo. Të gjitha këto procedura ligjore Inspektoriati i Ndërtimit do t’i kryej në një kohë të shpejtë dhe më pas burime konfidenciale bëjnë me dije se të gjitha objektet që janë të ndërtuara në kundërshtim me legjislacionin ka gjasa ashtu siç ka deklaruar kryeministri Rama që të shemben. Në fakt ky aksion i INUK për evidendetim pranë stadiumit “Loro Boriçi” duhej të kishte nisur që në javën e kaluar por është shtyrë për këtë javë. Ky aksion nga sa mësohet nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e inspektimeve dhe evidentimeve. Brenda këtij viti, pra gjatë muajit dhjetor pritet që INUK ashtu si edhe në qytete të tjera të Shqipërisë të nisë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe që janë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Pjesë e këtij aksioni nuk do të jenë vetëm ndërtesat apo pallatet shumëkatëshe afër stadiumit por përflitet edhe për bregun e liqenit të Shkodrës apo ndërtesat pa leje në Velipojë. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/WLyll7G0Qc4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZHVILLIMI I ZADRIMËS, MBYLLET PROJEKTI
Artikulli tjetërDITA E FALENDERIMEVE, OBAMA NDIHMON TË VARFRIT