Irena Gjokës i ka mbaruar mandati si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë, GJKKO njofton se sot është kryer procesi zgjedhor dhe Erjon Bani është zgjedhur zv.kryetar i GJKKO-së. Nga 9 gjyqtarë që marrin pjesë në votim, Erjon Bani u zgjodh me 6 vota, ndërkohë që 3 votat e tjera shkuan për kandidatin tjetër në garë Erjon Çela.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të GJKKO-së ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi. Bani do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të GJKKO, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Mandati i zëvendëskryetarit të GJKKO është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Gjoka ishte zgjedhur në këtë detyrë më 24.03.2021.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 25.03.2024
Artikulli tjetërSHKODËR, KREU NDËRTIME PA LEJE NË LOKAL DHE KISHTE PUNONJËS TË PASIGURUAR, PROCEDOHET 33-VJEÇARI