Glen Meklein, një ish oficer i CIA-s amerikane në vitin 1952 botoi një libër për disa prej figurave më të rëndësishme historike të Shqipërisë si Fan Noli, Faik Konica por edhe emra të tjerë. Që nga ajo kohë asnjëherë ky libër nuk u përkthye në gjuhën shqipe derisa këtë iniciativë e ndërmori ish i persekutuari politik Viktor Martini i cili mundësoi librin e përkthyer nga Ritvana Mema.

Ish oficeri i CIA-s amerikane e sjell figurën e Fan Nolit shprehet Martini si një komunist të thekur duke sjellë edhe faktet përkatëse nga hulumtimet e autorit gjatë asaj kohe. Libër i cili përmban edhe të pathëna ose fakte që njihen pak nga publiku shqiptar.

Ish i persekutuari Martini thotë se e solli këtë libër sepse historia nuk duhet të fshihet nga askush.

Ndryshe nga figura e Nolit që për autorin e librin Meklein është një komunist, Faik Konicën ish oficeri i CIA-s e paraqet si një intelektual dhe vlerëson figurën e tij.

Martini shprehet se autori Glen Meklein mori leje në shtetin e tij në Amerikë dhe po ashtu botimi i këtij libri asokohe kohe u miratua nga Kongresi Amerikan duke e bërë të veçantë këtë botim që për 70 vite iu fsheh publikut shqiptar.

Në Shkodër kanë mbërritur 100 kopjet e para të librit “Ekspoze Shqiptare” të botuar në vitin 1952 nga Meklein ndërsa ish oficeri i CIA-s flet për vitet 1950 të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe disa prej figurave kryesore politike shqiptare të asaj kohe.

 

Artikulli paraprakRAMA DO TË VIZITOJË KIEVIN, TAKIM ME PRESIDENTIN ZELENSKY
Artikulli tjetërMARSHIM PËR DITËN BOTËRORE KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE