66-vjeçari Ndue Murçaj me status ish i burgosur politik, i cili flen prej më shumë se 3 muajsh poshtë urës mbi lumin Drin në Lezhë, ka aplikuar për pension pleqerie që prej muajit dhjetor të vitit te kaluar.Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka asnjë periudhe sigurimi të deklaruar, por vetem një vendim gjykate të fotokopjuar.Diçka e tillë behet e ditur nga Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë Taulant Malshi, sipas të cilit i është dërguar një shkrese autoritetit të dosjeve për të konfirmuar nëse ka qenë i dënuar politik dhe mund të jetë përfitues pensioni konform ligjit në fuqi.

Në lidhje me rastin është vënë në lëvizje edhe Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë.Ata kanë marrë kontakte me 66-vjeçarin i cili ndodhet në situate rruge dhe po shihet mundësia për ta dërguar në një azil pleqsh ose ti sigurohet një banese qiranë e së ciles do tja paguaj Bashkia Lezhë.Ndue Murçaj ka bërë 14 vite burg politik, ndërsa vijon të jetë i përsekturuar edhe në ditet e sotme, pasi është braktisur dhe shteti dhe shoqëria.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E RREGULLTARËVE TË KISHËS KATOLIKE
Artikulli tjetërSHENDETI – 03.02.2023